Në ditët e fundit është folur për një kalim të mundshëm të sulmuesit francez Olivier Giroud te Marseille.
Por këto zëra i ka shuar trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cikli e ka konfirmuar qëndrimin e sulmuesit.
“Giroud mbetet me ne, nuk do të shkoj në Marseille”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Wenger.
Francezi nuk është duke gjetur hapësira këtë sezon te Arsenali sikurse vitet e shkuara.
Për lojtarin ka pasur interesim edhe nga disa skuadra italiane. /Telegrafi/