Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lëvduar anësorin Alexis Sanchez.
Reprezentuesi i Kilit ishte në dyshim për ndeshjen ndaj Sunderlandit, por ai luajti përkundër dhimbjeve.
“Unë e mora vendimin që të startoj me Alexis në ora 4 pasdite. Kur ai është në fushë dhe e merr topin, ai bëhet djalli vet dhe e harron dhimbjen”.
“Askush nuk e vë në pikëpyetje dëshirën dhe kualitetin e tij. Kjo tregohet mirë nga numrat e tij, ai është zhvilluar si lojtar dhe është bërë lojtar i klasit botëror, pasi nuk e ka humbur kohën e tij këtu”.
“Shpresoj se do të zgjasë kjo për një kohë”, u shpreh Wenger. /Telegrafi/