Site icon Telegrafi

Wenger – Sanchez, prishet gjithçka

Arsenali u mund keqas në Liverpool të shtunën, por mediat u morën gjatë me diçka tjetër, lënien në stol të sulmuesit kilian Alexis Sanchez, i cili u fut në pjesën e dytë.

Shumë pikëpyetje u ngritën dhe shumë kritika vërshuan ndaj trajnerit Arsene Wenger, por tashmë dalin në dritë të reja që zbulojnë arsyen e vendimit të çuditshëm të trajnerit francez.

Wenger dhe klubi nuk kanë lëshuar ende komente në lidhje me këtë histori, me trajnerin që nuk shpjegoi pas ndeshjes as arsyet që e çuan te vendimi i lënies në stol të lojtarit të vet më të rëndësishëm.

Gjithsesi, mediat britanike raportojnë se gjithçka ka ndodhur për shkak të një sherri mes sulmuesit e trajnerit francez.

Në një seancë stërvitore javën e shkuar sulmuesi 28-vjeçar ka debatuar ashpër me trajnerin dhe disa nga shokët e skuadrës, para se të largohej para kohe nga stërvitja, ndërsa tashmë është e qartë që “divorci” është i pashmangshëm.

Sançez dëshiron skuadër të nivelit të lartë, Arsenali nuk duket i aftë të rivalizojë për titull në Angli, ndaj kiliani kërkon largimin, me Juventusin në Itali, por edhe klube të tjerë, që janë gati ta mirëpresin, edhe pse çmimi i tij është “i kripur”.

Exit mobile version