Arsene Wenger nuk e kishte grumbulluar Alexis Sanchezin në ndeshjen si myafirë i Bournemouthit, e humbur me rezultatin 2-1.
Por, në deklaratën pas ndeshjes trajneri francez e pranoi se kiliani është shumë pranë largimit nga Topçinjtë.
“Situata e tij nuk është qartësuar plotësisht, për këtë arsye e lashë jashtë skuadrës. Duhet vendosur përfundimisht se çfarë do të bëhet me këtë lojtar. Ua them sinqerisht se nuk e di se çfarë do të ndodhë.”
Wenger zbuloi se sulmuesi 29-vjeçar nuk ka ndërmend ta rinovojë kontratën, pasi me shumë mundësi kërkon të transferohet te Manchester City. Arsenali e vlerëson 40 milionë euro kartonin e tij.
“Alexis duket se nuk do të firmosë rinovimin e kontratës. Ai është me një këmbë brenda dhe më një këmbë jashtë skuadrës, por tregu mbetet i hapur. Ky është motivi që nuk ka luajtur me Bournemouthin”, shtoi Wenger.
Pas humbjes Topçinjtë renditën në vendin e gjashtë me 39 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Londra është ndaj Crystal Palace. /SS/
https://www.youtube.com/watch?v=-Fm71UQG1HY