Alexis Sanchez për momentin nuk do të largohet prej Arsenalit.
Pas shumë spekulimeve rreth largimit të kilianit prej Gunners, trajneri francez Arsene Wenger ka konfirmuar se sulmuesin do ta ketë në dispozicion që nga e diela.
“Alexis do ta zhvillojnë stërvitjen e tyre të parë me ekipin të dielën”, konfirmoi Wenger.
Ky i fundit gjithashtu ka pohuar se edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi do të nis stërvitjet në po të njëjtën ditë si Sanchez.
Theksojmë se Sanchez është spekuluar se do të largohet prej londinezëve ndërsa si destinacion ka pasur Mancehster Cityn dhe PSG-në. /Telegrafi/