Site icon Telegrafi

Wenger: Salah mund t’i afrohet Messit nëse bëhet më vetjak

Arsene Wenger ka thënë se Mohamed Salah mund të behët si Lionel Messi nëse tregohet më shumë vetjak para golit.

Ish-trajneri i Arsenalit e ka vlerësuar lartë lojën që po e zhvillon egjiptiani në këto sezonet e fundit, mirëpo duhet të mësojë se kur duhet të gjuajë në gol dhe kur të pasojë te bashkëlojtarët.

“Ai është një lojtar që shënon mbi 20, nëse dëshiron të jesh sa më konkretë, duhesh të jesh më vetjak,” ka thënë Wenger për beIN Sports.

Arsene Wenger (Getty Images/Guliver)

“Por, ai është i ngjashëm me Messin. Ai ende duhet të gjejë konsistencën e Messit. Unë e shoh atë një golashënues po aq të mirë, mirëpo Messi është i plotësuar”.

Lexo po ashtu Salah i përgjigjet Manes pas incidentit të ndodhur ndaj Burnleyt

“Për të gjetur momentin kur duhet të jepni topin dhe kur duhet të përfundoni, duhet të mësoni më shumë. Më pëlqen shumë, ai ka një potencial të madh”, ka shtuar më tej francezi.

Në fitoren e fundit 3-0 të Liverpoolit ndaj Burnleyt, Salah u kritikua pasi nuk arriti të pasonte te Sadio Mane në pjesën e dytë, kur shoku i tij ishte në një pozitë shumë më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version