Telegrafi

Wenger: Rooney mund të luajë kudo

“Mendoj se Rooney mund të luajë gjithkund. Mendoj se ai i ka përbërësit e një futbollisti modern, plus forcën mentale dhe përkushtimin britanik. Aspak nuk dyshoj në talentin e tij. Ai mund të luajë gjithkund”.

“Ai është i ri dhe është në vitet më të mira. Më herët ndoshta kishte dëshirë tepër të madhe, por tash është më i relaksuar”, ka thënë Wenger.

Arsenal dhe Manchester United nesër takohen në derbin e Ligës Premier që do të zhvillohet në Emirates Stadium./Telegrafi/