Arsene Wenger është duke kaluar ende pushimet që nga koha kur u largua nga Arsenali.
Tekniku francez pati shumë oferta në drejtim të tij, por ende asnjëra nga to nuk e ka bindur për tu rikthyer që të trajnoj.
Së fundmi ka qenë shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA që i ka ofruar një punë francezit, por ai e ka refuzuar atë.
Wenger ka mundur të jetë një drejtor menaxheria në FIFA, por arsyeja që francezi e refuzoi atë është se dëshiron të tranojë ende.
E përditshmja angleze The Mirror, ka raportuar se Wenger është duke pritur një ofertë nga një skuadër, por që emri nuk është bërë i ditur.
Mediumi anglez beson se tekniku francez nëse nuk merr drejtimin e ndonjë skuadre, atëherë do të jetë trajner i ndonjë Kombëtare që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, Katari 2022. /Telegrafi/