Telegrafi

Wenger pyetet për të ardhmen e Sanchezit, befason me përgjigjen

Arsene Wenger ka mohuar thashethemet që e lidhin sulmuesin e tij, Alexis Sanchezin me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi kilian është lidhur shumë kohëve të fundit me gjigantin francez, teka është përfolur edhe për një takim të tij sekret me drejtuesit e klubit parisien.

Lexo po ashtu Wenger gjen zëvendësuesin e Sanchezit

Megjithatë, Wenger e ka mohuar një gjë të tillë kur është pyetur pas ndeshjes miqësore të humbur me rezultat 3-0.

“Është vetëm imagjinata e medieve. Nuk do ta shesim te asnjë klub, nuk ka ndonjë ndryshim nëse është klubi i huaj apo vendor”, ka thënë Wenger.

Ndryshe, PSG thuhet se është gati të ofroj deri në 35 milionë euro për Sanchezin edhe pse ky i fundit i ka vetëm edhe një vit kontratë me Topçinjtë. /Telegrafi/