Telegrafi

Wenger: PSG do të bëj ofertë për Ronaldon

 Spekulimet për largimin e Ronaldos sa vijnë e shtohen. Wenger mendon që nëse ditët e tij janë të numëruara atëherë destinacioni i tij mund të jetë Franca.

”Nuk mund të largoheni nga Real Madridi nëse klubi nuk dëshiron që ju të largoheni. Por, unë jam i sigurt për një gjë, PSG do të jetë në rend për Cristiano Ronaldon”, ka thënë Wenger për Telefoot./Telegrafi/