Telegrafi

Wenger premton përforcime gjatë janarit

“Do të jemi të zënë gjatë janarit. Nuk ndihem në presion që të përmendi emra, sepse ju gazetarët i gjeni vetë ata”.

“Arsenali ka potencial të luajë në Ligën e Kampionëve edhe me këtë fond të lojtarëve që ka. Ne jemi të hapur për përforcime të reja në skuadër, por është e vështirë ta dimë se çka na forcon neve. Nuk është e lehtë t’i gjejmë përforcimet e duhura në tregun e lojtarëve”.

“Është e vërtetë se duam lojtarë që mund të kenë ndikim të menjëhershëm, por është e vështirë t’i gjejmë ata”, ka thënë Wenger për mediat angleze. /Telegrafi/