Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger mund të largohet në fund të sezonit nga klubi londinez.
Viteve të fundit janë shtuar shumë zërat për një largim të trajnerit francez nga Emirates, me tifozët gjithashtu që kanë bërë fushata të ndryshme për largimin e tij.
Dhe, si duket dëshira e tifozëve të Arsenalit do të plotësohet, pasi francezi nga sezoni i ardhshëm mund të mos jetë trajner i tyre.
Sipas mediumit The Mirror, Wenger mund të shkurtojë kontratën e tij të fundit dhe të hyjë në sallën e bordit drejtues gjatë verës.
Por nëse kjo ndodh, francezi dëshiron që vetëm një njeri të instalohet si pasardhës i tij – një plan që nuk do të mirëpritet në Emirates.
Një prej emrave të lakuar mendohet se është ish-lojtari i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili po bën përshtypje si ndihmës-trajner i Pep Guardiolas te Manchester City.
Marrëveshja aktuale e Wenger përmban një klauzolë që lejon të dyja palët të rishikojnë situatën në fund të sezonit dhe ai fsheh dyshime në lidhje me vazhdimin e mëtejshëm edhe pas verës.
Në rast se largohet, Wenger do të njihet si njëri nga trajnerë që ka qëndruar më gjatë me një skuadër, pasi është te Arsenali për rreth 22 vite. /Telegrafi/