Telegrafi

Wenger planifikon të ndërtojë bazë në Brazil

The Sun shkruan se menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke u përpjekur t’i joshë talentët më të mirë latino-amerikanë për të ardhur në Emirates pa para.

Stafi i topçinjve do të fluturojë për në Brazil muajin e ardhshëm për të vizituar akademinë Laranja Mecanica, shkollë kjo që është nën pronë të tre holandezëve.

“Ne jemi në një bisedë të zgjatur me Wenger. Ai është shumë entuziast”, ka thënë njëri nga pronarët, Arie Treffers. /Telegrafi/