Arsene Wenger nuk e di nëse do të drejtojë edhe ndonjë ndeshje tjetër pas finales të së dielës ndaj Chelseat në FA Cup.
Topçinjt në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar që të garantojë nënshkrimin e një kontrate të re.
“Nuk mund të përgjigjem në pyetjen nëse do të vazhdoj të jem këtu”.
“Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit sepse pa marrë parasysh çka ndodh, unë do të qëndroj në futboll”, u shpreh Wenger.
Arsene Wenger e ka mundësinë e vetme për trofe të dielën, teksa Chelsea do ta kërkojë trofeun e dyfishtë. /Telegrafi/