Telegrafi

Wenger pas humbjes nga Tottenhami: Jemi të dëshpëruar, kemi vuajtur në mesfushë

Mauricio Pochettino dhe Arsene Wenger para derbit (Getty Images)

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas humbjes në derbi ndaj Tottenhamit.

Spurs fituan me rezultat 1-0 dhe nga kjo tekniku francez është i zhgënjyer, ai mendon se dështuan në mesfushë dhe në pasime.

“Jemi shumë të zhgënjyer”, ka thënë Wenger në fillim të intervistës për Sky Sport.

“Pas golit kemi vuajtur, në pjesën e parë kemi merituar të kalojmë në epërsi pas kundërsulmeve. Por, edhe kemi qenë me fat në pjesën e dytë që kemi ruajtur diferencën e tyre prej vetëm një goli”.

“Kemi vuajtur në mesfushë, kemi humbur shumë topa dhe kjo është arsyeja që kemi qenë të dominuar”, ka shtuar francezi.

Arsenali renditet në vendin e gjashtë me 45 pikë, kurse Spurs në pozitën e tretë me 52 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Topçinjve është ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/