Telegrafi

Wenger: Pas 20 vjetësh jemi jashtë LK-së, dëshpërim i madh

Getty Images

Për herë të parë në njëzet e fundit Arsenali nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Tekniku francez, Arsene Wenger, ka thënë se është zhgënjim i madh, por se do harrohet.

“E gjitha për një pikë. Për fat të keq për herë të parë pas njëzet vjetësh jemi jashtë katërshes”.

“Është një zhgënjim i madh për të gjithë klubin, është diçka e vështirë, por që do harrohet, ky grup ka rezistuar dhe ishte mjaftueshëm i fortë edhe për të fituar kampionatin”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/