Telegrafi

Wenger parasheh ligën evropiane

Topçinjtë sot udhëtojnë në Glasgow në kuadër të ndeshjes së parë të rundit të fundit kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

I pyetur nëse Celctic dhe rivali tjetër skocez Rangers, mund një ditë t’i bashkohen Ligës Premier, francezi ka thënë se më e mundshme është që të gjitha të drejtohen kah një ligë kontinentale.

“Besoj se keni dy pjesë në futbollin skocez. Rangers dhe Celtic, dhe pjesën tjetër. Do të thosha se Celtic dhe Rangers mund të garojnë në Ligën Premier, në top tetë ekipet. Ekipet tjera për momentin nuk janë të gatshme për këtë”, ka thënë Wenger.

“Por e shoh më shumë një Ligë Evropiane duke u ngritur në ndërkohë. Ligat kombëtare do të mbijetojnë, por brenda 10 vitesh do të kemi edhe një Ligë Evropiane”, shton francezi.