Site icon Telegrafi

Wenger nuk përjashton mundësinë të jetë trajner i Anglisë

Arsene Wenger ka shprehur dëshirën e tij që të jetë deri në fund të kontratës së tij me Arsenalin, e cila i skadon në fund të sezonit 2016/17, ndërsa ka theksuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë pas kësaj.

Francezi është i lidhur me stolin e kombëtares së Anglisë, ndërsa edhe ai vet nuk e ka mohuar mundësinë që një ditë ta menaxhojë atë.

Wenger është pjesë e Arsenalit që nga 1996, por me një vit në kontratë me Topçinjtë, ai i ka hapur dyert Anglisë.

Lexo më shumëJa gjashtë prioritetet e Wengerit për të arritur titullin e Ligës Premier

“A mund ta menaxhojë Anglinë, pse jo? Asnjëherë nuk do ta largoja nga opsionet, por jam i lumtur dhe i fokusuar në menaxhimin e klubit. Anglia është vendi im i dytë. Isha i gjunjëzuar kur Anglia u eliminua nga Islanda, nuk më besohej. Por, kur e keni shikuar atë ndeshje mund ta ndjenit pas 60 minutave se mund të ndodhë më e keqja. A ishin në panik, apo ishin të lodhur, këtë nuk e di, por Anglia nuk kishte përgjigje për Islandën”, është shprehur Wenger për beIN Sports.

Ai më tutje ka shtuar se dëshiron ta respektojë kontratën me Arsenalin, qysh ka bërë gjithmonë deri më tani, tansmeton Koha.net.

Lexo më shumëArsenali tashmë ka bërë hapat e parë konkret drejt transferimit që do të çmend Londrën

“Kam edhe një vit me Arsenalin, dhe kam qenë me ta qe një kohë të gjatë. Gjithmonë i kam respektuar të gjitha kontratat, dhe dua të vazhdoj ta bëj. Çfarë do të bëj pas kësaj? Sinqerisht nuk e di”, është shprehur trajneri i Arsenalit.

Lexo më shumëWenger flet për herë të parë rreth transferimit të Granit Xhakës (Video)

Exit mobile version