Telegrafi

Wenger: Nuk mund të bëhem si Fergusoni

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mirëpritur përkrahjen nga Sir Alex Ferguson, por beson se ai nuk pret që të arrijë dikur rivalin e tij duke kompletuar 26 vjet qëndrimi në Emirates.

Ish-menaxheri i Manchester United ka dalë në mbrjotje të Wengerit gjatë javës, duke përshkruar kritikat ndaj francezit si qesharake.

“Jo, nuk mendoj se mund ta arrij të në asnjë mënyrë”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

“Ai ka bërë ekstrem mirë dhe ajo që ai ka bërë për 26 vjet është absolutisht e jashtëzakonshme sepse ju shikoni çka ndodhë secilën ndeshje, zakonisht jetëgjatësia e një trajneri në një punë është 18 muaj, kështu që vitet tona janë të pazakonta në këtë lloj pune”.

“Ai i di vështirësitë e punës. Ai është menaxheri më i mrië që ka punuar në Angli. Ne kemi pasur rivalitet të madh, por koha e ka bërë këtë ta lëmë prapa dhe ne kemi respekt të madh për njëri tjetrin”.

“Unë kam respekt të madh për të, sepse ai po ashtu respekton atë që unë kam bërë në këtë sport”, deklaroi francezi Wenger. /Telegrafi/