Site icon Telegrafi

Wenger: Nuk mendoj pensionimin

Arsene Wenger (Getty Images)

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur rreth pensionimit të tij, duke theksuar se nuk e ka në plan ta bëjë një gjë të tillë.

Wenger pranoi se e ardhmja e tij me Topçinjtë tani është i mjegulluar, por këmbëngul se ai do të vazhdojë të punojë për aq kohë sa ai mund ta bëjë një gjë të tillë.

“Për sa kohë që kam forcën fizike dhe motivimin, unë do të jem trajner”, ka thënë fillimisht Wenger për Bein Sports.

Lexo po ashtu Wenger largohet në fund të sezonit, dhjetë emra janë në listën e drejtuesve për trajnerin e ri

“Natyrisht, kjo varet nga gjendja ime fizike dhe mendore. Në një moment, unë do të duhet të marr një vendim, por unë jetoj në këtë moment”.

Wenger po përjeton kohën më të keqe që nga koha e tij te Arsenali (Getty Images)

“Unë vetëm dua të bëj më të mirën për klubin tim, nuk më intereson pjesa tjetër”.

“Njerëzit harrojnë se ju nuk qëndroni në një klub si Arsenal për 22 vjet pa një angazhim dhe shumë sakrifica në jetën tuaj”.

Lexo po ashtu Matthaus: Tuchel refuzoi Bayernin, po bisedon me Arsenalin për të qenë zëvendësues i Wengerit

“Kjo nuk do të ndryshojë deri në fund të sezonit ose në fund të kontratës sime”.

“Nuk e di se çfarë do të bëj më pas”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Exit mobile version