Telegrafi

Wenger: Nuk më bën për Tottenhamin dhe Cityn

“Unë them se nuk kemi pse të merakosemi për Tottenhamin dhe Manchester Cityn, duhet të shqetësohemi për finishin tonë në këtë sezon”.

“Ishin ca gabime individuale të cilat qartë thonë se Blackburni ka pasur një mbrojtje më të mirë, që ishte më e mprehtë në luftë me ne në situatat një me një. Nuk jam i interesuar në garën për titull mes Manchester Unitedit dhe Chelseat”, përfundoi Wenger duke iu referuar humbjes së pësuar dje nga Blackburni me rezultat 2-1 në Ewood Park. /Telegrafi/