Telegrafi

Wenger: Nuk kemi nevojë të harxhojmë

“Për faktin se klubi ka rezultate të mira financiare, çdokush dëshiron që unë t’i harxhoj ato për menjëherë. Por për momentin nuk ka afat transferues. Nuk ka një shitore për të blerë lojtarë. Nuk mund ta blini askënd, madje edhe nëse dëshironi. Është e mbyllur”, ka thënë Wenger.

Wenger po ashtu ka thënë se ai është i kënaqur me paraqitjen e Andrey Arshavin, i cili shënoi njërin nga golat.

“Kur luani kundër 10 personave në vetëm gjysmën e fushës, është e rëndësishme të keni lojtarë të cilët mund të luajnë në një hapësirë të ngushtë dhe Arshavin është specialist në këtë. Ai ishte i kthjellët dhe i vendosur. Në këtë lloj loje, ai gjithmonë është kërcënues”, ka shtuar Wenger.