Telegrafi

Wenger: Nuk ka panik pas humbjes

Arsenali mbrëmë u mposht me rezultat minimal 1-0 në fushë të Sunderlandit, duke humbur edhe vendin e dytë të tabelës, ku tash ngjitet Manchester United. Arsenali mbetet tetë pikë prapa Chelseat, por Wenger nuk shqetësohet për këtë

“Ne kemi një ndeshje më pak të zhvilluar. Nuk kam pritur që ata të humbin pikë kundër Wolves, aspak. Është shumë më ndryshe kur keni pauzë ndërkombëtare dhe pastaj luani në fushë të huaj”.

“Mendoj se ka një dallim të madh. Nëse ne do të kishim luajtur në shtëpi ndaj Sunderlandit, mendoj se do ta kishim fituar ndeshjen”, ka shtuar Wenger./Telegrafi/