Telegrafi

Wenger: Nuk ishte penallti

Gjyqtari Martin Atkinson bëri me gisht kah pika e bardhë pas ndërhyrjes së Wojciech Szczesnyt në Ramiresin, që nga reprizat u duk sikur Ramires me qëllim shkoi drejt këmbës së tij që të merrte në thua.

“Nuk mendoj se ishte penallti e pastër, mendoj se nuk ishte fare penallti. Gjyqtari ka mundur ta ndëshkojë Ramiresin me karton të verdhë”.

“Nuk e pashë mirë nga pankina, por mua më thanë njerëzit që e kanë parë reprizën në televizion se nuk ishte penallti”, ka thënë Wenger pas ndeshjes. /Telegrafi/