Telegrafi

Wenger: Nuk ishim në nivelin tonë

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Manchester Unitedit.

Tekniku francez ka thënë se zëvendësimet bën diferencën, por në fund është i lumtur për pikën e marrë.

“Lojtarët që u futën nga banka rezervë bën diferencën sot. Chamberlain dhe Giroud, të dy u përfshinë te goli”.

“Nuk ishim në formën tonë, por në fund shënuam një gol të madh”, ka thënë Wenger.

Pas këtij barazimi Arsenali renditet në vendin e katër me 25 pikë. /Telegrafi/