Telegrafi

Wenger nuk fajëson Sanchezin për problemin e golave

Menaxheri Arsene Wenger nuk dëshiron ta fajësojë Alexis Sanchezin për mungesën e golave te klubi londinez.

Kiliani është lidhur shumë me një kalim te City gjatë afatit kalimtar veror.

Por, tash Arsenali ka probleme me gola dhe Wenger nuk beson se kjo ka ndikuar në disponimin e lojtarit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

“Ne krijojmë raste. Golat do të vijnë. Është e vështirë të thuhet që ai ka rënie në formë. Ai tentoi. Ishte vështirë sepse ata janë mbrojtur mirë”.

“33 goditjet në golin e Unitedit dhe rastet që i humbëm ndaj Unitedit kanë pasur impakt te lojtarët”.

“Ne duhet të vazhdojmë të fokusohemi në cilësinë e lojës tonë dhe të mos fokusohemi shumë në faktin që nuk po shënojmë për momentin”.

“Kjo do të kthehet për të mos u bërë problem i madh”, potencoi Wenger.

/Telegrafi/