Telegrafi

Wenger: Nuk e krahasojmë veten me Tottenhamin

Arsene Wenger ka folur pas humbjes së radhës së Arsenalit.

Ky i fundit pësoi humbje në derbin londinez kundër Tottenahm Hotspurs me rezultat 2-0.

Trajneri francez ka pohuar se pavarësisht kësaj, Spursat në fillim të sezonit nuk i kishin llogaritur si konkurrent, transmeton Telegrafi.

“Urime, por kur e nisim garën nuk e kemi synim që të jemi mbi Spurs – është që të luftojmë për titull. Në 20 vjet kjo ka ndodhur njëherë. Matematikisht duhet të ndodhë. Nuk jemi të lumtur, por nuk e krahasojmë veten me Tottenhamin – e krahasojmë veten me atë që duam të jemi”, tha Wenger.

Arsenal aktualisht zë vendin e gjashtë të renditjes tabelore të Ligës Premier me 60 pikë ndërsa Tottenhami është në pozitën e dytë me 77 pikë. /Telegrafi/