Site icon Telegrafi

Wenger nuk e ka parë që një javë Ozilin

Arsene Wenger ka arsyetuar vendimin për mos ftesën e Mesut Ozilit.

Trajneri francez ka pohuar se mesfushori turko-gjerman është i sëmurë dhe se nuk do të paraqitet as në takimin kundër Prestoni në kuadër të FA Cup.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

“Vendimi për të mos e thirrur ishte shumë i lehtë. Ai është ende i shtrirë në shtrat”, tha Wenger.

“Nuk është i gatshëm dhe nuk mendoj se do të jetë edhe për ndeshjet e radhës. Ai s’ka bërë gjë për rreth një javë”, përfundoi francezi.

Ndryshe, Arsenal mbrëmë barazoi kundër Bournemouthit me rezultat 3-3 në kuadër të Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version