Arsene Wenger ka folur përsëri rreth të ardhmes së tij.
Trajneri francez ka qenë objekt i thashethemeve të fundit për një largim të tij të mundshëm nga klubi londinez.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare dhe vet Wenger është në pritje të vendimit nga drejtuesit e klubit.
Wenger ka deklaruar se ka një objektiv dhe ai është të bëj të lumtur tifozët e Arsenalit.
“Klubi do të bëjë të ditur vendimin. Unë nuk e di nëse ai do të jetë deri në fund të sezonit”, ka deklaruar fillimisht Wenger.
“Objektivi im është që të mbajë të gjithë tifozët e lumtur”, përcjell Telegrafi.
“Kjo është ajo që unë gjithmonë përpiqem ta bëjë”, përfundoi trajneri francez.
Ndryshe, kohëve të fundit shumë tifozë të Topçinjve janë kthyer kundër francezit, duke kërkuar largimin e tij nga klubi. /Telegrafi/