Telegrafi

Wenger: Nuk do t’i zbuloj planet e transferimeve

“Ne nuk bëjmë komente për transferimet. Nëse nënshkruajmë me dikë, atëherë do ta zbulojmë”, ka thënë Wenger.

“Lexoj në gazeta se unë i kam telefonuar atij ose këtij. Interesohem për shumë, por kurrë nuk flas për këtë, pasi duhet ta pranoni se kjo mund të shqetësojë lojtarin, kjo mund të shqetësojë klubin”.

“Nëse transferimi nuk ndodh, atëherë keni një lojtar të pakënaqur, andaj unë i mbaj të gjithë sa më qetë që mundem”, ka shtuar francezi.