Telegrafi

Wenger: Nuk do të largohem

Arsenali u eliminua në penalti nga skuadra e ligës së tretë angleze, Bradford, ndërsa kjo nuk ka kaluar mirë me kritikët anglezë të futbollit, të cilët e këshilluan francezin të largohet. Por, ai nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë gjë.

“Puna ime është të jem i përkushtuar. Unë e dua futbollin, unë e dua këtë klub dhe jap më të mirën për këtë klub. Jam shumë i përkushtuar dhe shumë i uritur. Nëse nuk do të isha, nuk do të kisha qenë këtu”.

“Unë mund të kuptoj njerëzit kur më kritikojnë, pasi nuk vijnë rezultatet e pritura”, ka deklaruar Wenger.