Telegrafi

Wenger: Negativiteti i tifozëve, një ‘virus’

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka quajtur negativitetin e tifozëve të tij një “virus”.

Topçinjt presin Swansean në duelin e vështirë të së shtunës në Ligën Premier dhe Wenger ka përmendur negativitetin e shtuar të tifozëve së fundmi.

“Unë besoj se tifozët janë prapa nesh”.

“Është e çuditshme sepse në vitin 2016 sa ndeshjme kemi humbur në udhëtim? Një te Unitedi. Kur dëgjoni njerëzit ju nuk e besoni këtë. Kështu që duhet që të performojmë”.

“Më duhet të them se negativiteti vjen shpejt. Është virus i cili shfaqet shpejt dhe shkon ngadalë. Mendoj se për momentin disponimi është pozitiv. Ne kemi reduktuar distancën me top ekipet. Duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi Wenger. /Telegrafi/