Arsene Wenger ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Manchester Cityt.
Arsenali është nikoqir i Manchester Cityt në ndeshjen derbi të javës së 30-të të Ligës Premier.
Sipas trajneri të Topçinjve, ky takim do të ndiqet nga e gjitha bota dhe futbollistët duhet ta dhënë më të mirën për të fituar, pasi luhet para tifozëve të tyre.
“Ndeshja ndaj Manchester Cityt është një sfidë që do të ndiqet nga e gjithë bota dhe të gjithë lojtarët që do të luajnë duhet të shfaqin më të mirën e tyre”, ka thënë fillimisht Wenger.
“Bëhet fjalë për dy skuadra që pëlqejnë futbollin sulmues. Është një ndeshje vendimtare për të dy ekipet, por më tepër për ne”.
“Duam ta fitojmë sepse e luajmë përpara tifozëve tanë, por nuk do të jetë një mision aspak i thjeshtë të mposhtim, Manchester Cityn e Pep Guardiolës”, përfundoi trajneri i Arsenalit.
Ndryshe, ndeshje zhvillohet në stadiumin Emirates dhe fillon nga ora 17:00. /Telegrafi/