Shkodran Mustafi i është kthyer stërvitjeve më skuadrën e Arsenalit.
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare është kthyer në stërvitjet e Arsenalit dhe është gati të bëjë rikthimin e tij me ekipin e parë.
Rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të ndodh gjatë kësaj jave apo më saktë të dielën në ndeshjen kundër Crystal Palace, transmeton Telegrafi.
Reprezentuesi gjerman nuk ka luajtur që tre javë për shkak të një dëmtimi të pësuar në fitoren 3-1 kundër Stoke Cityt në fillim të këtij muaji.
Por, menaxheri Arsene Wenger ka konfirmuar se Mustafi është një opsion real për t’u përballur këtë javë ndaj Palace. /Telegrafi/