Arsene Wenger, mund të joshet nga drejtimi i një kombëtare sipas ish-asistenti i tij gjatë kohës te Monaco, Jean Petit, i cili ka punuar me trajnerin e Arsenalit në mes të viteve 1987 dhe 1994, duke fituar titullin e Ligue 1 në sezonin e tyre të parë së bashku.
Trajneri francez ka shkuar në Angli për të shijuar një të epokë të suksesshme 20-vjeçare në karrierën menaxheriale me Arsenalin, por me kontrata e tij që skadon në qershor dhe Sam Allardyce që ka lënë postin e tij si menaxher i Anglisë këtë javë, Wenger ka qenë sërish i lidhur me rolin.
Megjithatë, Petit beson se puna me një kombëtare do të jetë vetëm një nga shumë opsione të hapura për shefin e Arsenali, përcjell Telegrafi.
“Unë mendoj se ai do të jetë i interesuar, nëse Didier Deschamps jep dorëheqje si menaxher i Francës”, deklaroi Petit për Omnisport, transmeton Telegrafi.
“Ai mund të shkojë në Gjermani, sepse ai flet gjermanisht rrjedhshëm. Bayern Munich e donte atë kur ai ishte në Monaco. Ai ka një emër të madh. Të gjitha klubet në Gjermani, Angli apo në Francë me PSG e duan atë”.
“Ndoshta ai mund ta drejtoj ekipin e Francës, por ai mund të menaxhojë edhe ekipe tjera kombëtare për të përfunduar karrierën e tij me një kombëtare. Kjo mund t’i interesojë atij”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/