Telegrafi

Wenger: Mund ta fitojmë titullin

“Manchester Unitedi është mësuar që të shënojë vonë, po. Unë besoj se askush nuk ka shënuar më shumë gola se ne në 15 minutat e fundit. Ndoshta është për shkak të superioritetit teknik dhe qëndrimit për të mos u dorëzuar”.

“ Për këtë arsye e dua ekipin tim. Kur i shoh në fushë, unë e di se ata nuk do të dorëzohen. Me tetë ndeshje, katër në shtëpi, dhe katër në udhëtim, unë mendoj se mund ta fitojmë titullin”, ka thënë francezi. /Telegrafi/