Site icon Telegrafi

Wenger mohon transferimin e Kolasinacit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk ka asnjë të vërtet rreth transferimit të Sead Kolasinacit.

Mbrojtësi i majtë i Schalkes ka qenë i lidhur me disa skuadra, por që me Arsenalin kishte arritur marrëveshje.

Por sot në konferencë për shtyp Wenger përgënjeshtroi këtë.

“Ne duhet ta mohojmë këtë për momentin”.

“Nuk ka marrëveshje me askënd. Më mirë është ta flasim në këtë moment për lojën gjysmëfinale të FA Kupës”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version