Telegrafi

Wenger mohon se PSG i ka ofruar kontratë

Getty Images

Trajneri i Arsenalit, Aesene Wenger, ka folur për lajmet se Paris Saint-Germaini i ka ofruar mundësi për të drejtuar klubin në sezonin e ri.

Tekniku francez ka thënë se në këtë mes nuk ka asgjë të vërtetë duke shtuar mundësitë që ai të qëndrojë në Emirates edhe për sezonin e ardhshëm.

“Janë lajme jo të vërteta, kjo është ajo që ju e quani ‘lajme të rreme’. I përgënjeshtroi ato, nuk është e vërtetë”, ka thënë Wenger.

E ardhmja e 67-vjeçarit te klubi londinez pas humbjes 3-1 ndaj West Bromit është e pasigurt, pasi tifozët janë kundër tij.

Aktualisht Topçinjtë renditen në vendin e gjashtë më 50 pikë. /Telegrafi/