Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se ai do të menaxhojë në futboll edhe sezonin tjetër, edhe pse nuk e konfirmoi nëse do ta ushtrojë këtë zeje në Emirates.
67 vjeçari tash e 21 vjet është te Topçinjt dhe me kontratën që është duke skaduar në fund të sezonit, ende nuk është realizuar një renovim që do të siguronte të ardhmen e tij të klubi londinez.
Spekulimet u rritën për të fatin e francezit pas deklasimit të ekipit të tij nga Bayern Munichu, por ai mohon se e ka ndërmend të pensionohet, shkruan Telegrafi.
“Pa marrë parasysh se çka ndodh, une do të menaxhoj edhe sezonin tjetër, s’ka lidhje nëse është këtu ose diku tjetër”.
“Është e rëndësishme për klubin që të marrë vendimin e duhur për të ardhmen. Unë nuk kam punuar këtu për 20 vite që të mos më interesojë më”.
“Unë kam pasur shumë mundësi të shkoj diku tjetër, por unë brengosem për këtë klub dhe të ardhmen e tij. Është me rëndësi që të jetë në duar të sigurta”, theksoi Wenger.
Ai refuzoi që t’i përgjigjej spekulimeve.
“Unë jam mësuar me këtë. Ka 20 vjet që jam këtu. Në jetë, është me rënëdsi që të bësh gjërat e drejta. Unë jam në një punë pulbike dhe unë duhet të pranoj këtë. Të gjithë mund ta kenë mendimin e tyre”.
“Nëse kam thënë Mars ose prill është për shkak se nuk e kam ditur. Nuk dua që të komentoj për të ardhmen time. E ardhmja ime nuk është e rëndësishme, me rëndësi është ekipi dhe klubi i Arsenalit”.
“Ne duhet të fokusohemi në problemet reale, në mënyrën se si luajmë futboll dhe jo në të ardhmen time”, deklaroi Wenger. /Telegrafi/