Telegrafi

Wenger mohon kontaktet me PSG

Le Parisien zbuloi se javën e kaluar Wenger ishte takuar me përfaqësues të pronarit të PSG, Sheik Hamad-Al-Thani, në Hotel Monceau.

Por Wenger ka thënë se ai do t’i mbetet besnik kontratës së tij me Arsenalin, e cila skadon në verën e vitit 2014.

“Është një informacion i gabuar, më besoni. Unë gjithmonë e respektoj kontratën time”, ka thënë francezi. /Telegrafi/