Telegrafi

Wenger mezi pret duelin ndaj Unitedit

Arsenali udhëton në Old Trafford këtë fundjavë për të zhvilluar duelin kthyes në kuadër të Ligës Premier dhe Wenge thotë se mezi e pret ndeshjen.

“United është klub i madh dhe Old Trafford është vend special”.

“Besoj se të gjithë janë të fokusuar dhe nuk ka favoritë. Rezultatet janë faktor i performancave dhe këtu duhet që të fokusohemi jo kush është favorit”.

“Është periudhë kruciale për ne. Puna e gjithë sezonit do të shihet në këto ndeshjes. Kështu, besoj se ndeshjet do të jenë interesante, por sezoni do të jetë i pa parashikueshëm, e ne duhet të fokusohemi në luftën tonë për titull”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/