Telegrafi

Wenger: Messi nuk e meritoi Topin e Artë

Wenger beson se kishte kandidatë më të vlefshëm, përfshirë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Për mua Messi sigurisht se është lojtari më i mirë që kam parë, por besoj se këtë vit ai vërtet është shpërblyer për atë çfarë ka bërë individualisht, se sa për atë çfarë ka fituar me ekipin e tij. Është e qartë se ai nuk ka qenë në një ekip që ka fituar gjithçka”.

“Ai nuk e fitoi Ligën e Kampionëve, ai nuk e fitoi Ligën e Spanjës, dhe ai nuk fitoi asgjë me vendin e tij, por individualisht është e vërtetë se ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, të shënosh 91 gola”.

“Besoj se ai është shpërblyer për këtë, por për mua unë jam tifoz i sportit kolektiv, andaj mendoj se njerëz si Casillas, Ronaldo – të cilët fituan kampionatin – dhe në veçanti Iniesta, e merituan më shumë. Ai gjithmonë është numër dy ose tre, por ai fitoi kampionatin Evropian me Spanjën – ai mund ta kishte merituar këtë vit”, ka thënë Wenger për Arsenal.com. /Telegrafi/