Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur rreth të ardhmes së tij, ku nuk ka zbuluar diçka konkrete.
Wenger u largua në verën e kaluar nga Arsenali pas 22 viteve të kaluar me klubin londinez, ku fitoi edhe shumë trofe shtetëror.
Megjithatë, rikthimi i francezit në futboll nuk ndodhi shpejt, pasi Wenger pëlqeu të mbetej për pak kohë jashtë fushave.
Tani Wenger ka thënë se gjendet në udhëkryq dhe nuk e di nëse do të rikthehet në pozitën e trajnerit.
“Mendova se do të kthehesha në menaxhim shumë shpejt, por më pëlqente të ishte paksa larg”, ka thënë fillimisht Wenger.
“Tani jam në udhëkryq”.
“Do të më shihni sërish në futboll. Por, nuk e di nëse do të jem si menaxher”, përfundoi francezi. /Telegrafi/