Arsene Wenger beson se Luis Enrique duke u bërë nga një ‘idiot’ në një ‘hero’ në një hapësirë kaq të shkurtër të kohës është një tregues i menaxhimit në lojën moderne.
Trajneri i Arsenalit pa eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 10-2 nga Bayern Munich, por Barcelona erdhi nga një deficit 4-0 nga ndeshjen e parë dhe arriti të kaloj në fazën tjetër me rezultat 6-5.
Ky rikthim i ka lënë mbresa Wengerit në aspektit psikologjik dhe taktik, ndërsa është befasuar me paraqitjen e dobët të skuadrës franceze.
Wenger gjithashtu ka theksuar se ndeshja e së martës në ‘Camp Nou’ tregon më së miri punën e trajnerit, ku një ditë është ‘idiot’ dhe tjetrën ditë ‘hero’.
“Ajo thjesht përmbledh atë që dy javë më parë ai ishte një idiot dhe të gjithë thanë që duhet të largohet, kështu që ai tha: OK, unë shkoj. Sot ai është një hero. Kjo përmbledh punën e bërë”, ka thënë Wenger në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Rikthimi? Është interesant në frontin psikologjik. Kam kërkuar të shoh se si Barcelona do ta përfundojë lojën, pasi në pjesën e parë e përfunduan gjysmën e punës”, transmeton Telegrafi.
“Kam shikuar më shumë atë nga pikët taktike – se çfarë po ndodh mendërisht në kokë nga lojtarët?”.
“Në fund të lojës, pasi kam qenë aq gjatë në futboll, rri ulur dhe mendoj: “Si mund të ndodhë kjo? Është e çuditshme për të parë Paris Saint-Germain teksa ngrihet papritur me gjithë ata lojtarë me përvojë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/