Arsene Wenger ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e menaxhimin të ekipit kombëtar francez një ditë.
Sipas The Mirror, trajneri i Arsenalit ka këmbëngulur se ai nuk e ka me nguti për të lënë klubin që ka shërbyer gjatë 20 viteve të fundit, por gjithashtu nuk ka refuzuar idenë për tu ngarkuar si menaxher i vendit të tij .
“Unë jam pak i vjetër tani për të bërë plane afatgjata”, ka deklaruar trajneri francez.
“Për momentin unë jam një menaxher i klubit, por ne do të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/