Telegrafi

Wenger: Me besimin që kemi do ta fitojmë Ligën Premier

“Mendoja se do të ishte keq pasi që ishim me një lojtar më pak, madje morën penaltinë. Por edhe njëherë kemi treguar fuqi mentale dhe kualitete të mëdha teknike, të cilat janë të kombinuara me qetësinë në ekip”.

“Me këtë besim që kemi ne do ta fitojmë Ligën Premier. Para së gjithash duhet të presim që të gabojnë rivalët, sepse ne vetëm mund t’i fitojmë ndeshjet”, deklaroi Wenger. /Telegrafi/