E çuditshme, por e vërtetë, Arsen Wenger i del në mbrojtje Jose Mourinhos.
Trajneri i Arsenalit ka folur në lidhje me përplasjen fizike mes lojtarëve të Manchester Unitediy dhe Cityt pas përfundimit të derbit.
Francezi nuk njihet si një ndër miqtë e teknikut portugez, por, në rastin konkret, Wenger i ka dalë në mbrojtje rivalit të tij.
“Ka momente kur situata mund të dalë nga kontrolli. Mund të ishim edhe ne në një situatë të tillë dhe nuk e di sesi do të kishim reaguar, sepse nuk është e thjeshtë të shohësh rivalin tënd teksa feston. Kush nuk demonstron gëzimin që ka pas suksesit të arritur në sy të kundërshtarit, fiton respektin e këtij të fundit.”
Më pas Wenger foli edhe për shortin e Ligës së Evropës, ku përballë do të ketë Ostersunds.
“Është një ekip që ka bërë paraqitje të mira në Evrope, duke surprizuar shumë njerëz. Nuk mund të flas shumë për ta, sepse nuk i njoh mirë si skuadër, por fakti që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin është tepër domethënës për kapacitetet që kanë. Deri në shkurt do të kem kohë të mjaftueshme për ta studiuar mirë kundërshtarin tonë”, shtoi francezi. /SS/