Telegrafi

Wenger mbështet Artetan si trajner i Arsenalit: Do të jem tifoz i tij

Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger i ka dhënë mbështetjen e tij menaxherit të ri të mundshëm të Topçinjve, Mikel Arteta.

Spanjolli, i cili aktualisht është ndihmës trajner i Pep Guardiola te Manchester City, është i preferuari për të marr detyrën në Emirates pas mbajtjes së bisedimeve këtë javë.

Ekzistojnë shqetësime për mungesën e përvojës së Artetës, me Arsenalin në trazira pas shkarkimit të Unai Emery muajin e kaluar, por Wenger thotë se ai do të jetë tifoz i spanjollit nëse konfirmohet emërimi i tij këtë javë.

Lexo po ashtu Guardiola konfirmon se Arteta po bisedon me Arsenalin

“Unë jam një tifoz i Arsenalit dhe mbështes menaxherin përgjegjës. Nëse Arteta është në krye, unë do ta mbështes Artetën”, ka thënë fillimisht Wenger.

“Sigurisht, Arsenali po kalon një periudhë të vështirë dhe nuk dua të komentoj shumë. Unë thjesht vuaj si çdo tifozë”.

Arteta së bashku me Wengerin

“Besoj se Mikel Arteta sigurisht ka një të ardhme të shkëlqyeshme. Ai ka mësuar shumë në pozicionin e tij të parë si ndihmës-trajner, por pas kësaj ai do të duhet të merret me faktin se nuk ka përvojë në nivelin e lartë”.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja, Arteta pritet të emërohet trajner i Arsenalit

“Ai do të duhet të rrethohet mirë [nga mbështetja] dhe të marrë një mjedis të mirë në klub”, përfundoi francezi.

Ndryshe, Arteta thuhet se është pajtuar për një marrëveshje tre vjeçare e gjysmë me pagë prej pesë milionësh në sezon. /Telegrafi/