Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger këmbëngul se nuk ka pasur qasje nga Manchester Unitedi për Mesut Ozilin.
Mesfushori gjerman është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe nga qeshori i vitit 2018 pritet të mbetet pa kontratë.
Kështu, Ozil ka qenë i lidhur me Unitedin, me Jose Mourinhon që thuhet se e ka të preferuarin e tij.
Megjithatë, Wenger ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi se Unitedi i ka telefonuar për të pyetur rreth disponueshmërisë së tij.
“Sidoqoftë, asnjëherë nuk na është afruar nga Man United, kështu që nuk e kuptoj se pse doli kjo dhe kush e gjeti këtë”, ka thënë fillimisht Wenger.
“Është gjithmonë diçka që është krijuar, deri në fund të sezonit, me siguri [ai do të qëndrojë]”.
“Pjesa tjetër është e hapur”, përfundoi trajneri francez i Topçinjve.
Për Ozilin interesim ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Barcelona, që thuhet se janë gati të paguajnë 20 milionë euro për shërbimet e tij gjatë janarit. /Telegrafi/