Telegrafi

Wenger: Luftojmë për titull

“Për momentin ekipet nga Mançesteri janë në maje. Ata nuk kanë qenë spektakolar, por efektiv dhe ata kanë shfrytëzuar maksimalisht mundësitë e tyre”.

“Për shembull, Manchester United tashmë ka humbur tri ndeshje dhe ka humbur edhe në Ligën e Kampionëve. Njëjt kemi bërë dhe ne, por ata morën më shumë pikë dhe kanë pasur më pak barazime se sa ne. Kjo ka qenë diferenca deri tani”.

“Ne do të rikthehemi. Tani kemi gjashtë ndeshje, katër në shtëpi dhe nëse punojmë mirë në këto sfida, atëherë jemi përsëri në luftë për titull. Është vitale për ne që të bëjmë mirë në këto ndeshje”, është shprehur Wenger.